TIRANË – Komiteti Olimpik Shqiptar zëvendëson Erkand Qerimajn në ekipin që do të përfaqësojë vendin tonë në Lojrat Olimpike në Londër.
Endri Karina do të jetë peshëngritësi, i cili do të garojë me flamurin shqiptar në kryeqytetin britanik pas pezullimit të Qerimajt pak ditë më parë. Lajmi konfirmohet nga trajneri Ilir Cela, i cili ka pohuar se i riu Karina do të udhëtojë drejt Londrës.
Erkand Qerimaj rezultoi pozitiv pas analizave antidoping, pak javë pasi mori titullin kampion i Europës në peshëngritje. Pas kësaj, KISH vendosi pezullimin e tij nga ekipi i përfaqësimit.
Më 27 korrik në Londër do të mbahet ceremonia hapëse e Lojrave Olimpike ku do të marrin pjesë ekipe nga të gjitha vende të botës në disa disiplina sportive.

(aq/shqiptarja.com)