BRITANI - Për pjesën më të madhe të njerëzve, vetëm ideja se e ëma e tyre kryen marrëdhënie seksuale me dikë tjetër, të bën që të stepesh dhe as nuk dëshironi që ta mendoni këtë gjë.

Por, për Leik Ledare kjo gjë nuk është aspak problem. Ledare ka fotografuar mamanë e tij Tina lakuriq dhe duke kryer marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë.

"Artisti" shpjegon se puna dhe fotografitë e tij konsiston në marrëdhëniet jashtëzakonisht të hapura dhe intime që ai ka me të ëmën e tij.

leik ledare
(Foto: Djali, Leik Ledare që fotografon të ëmën)

Vendimin për të fotografuar nënën e tij në situata të tilla, Ledare e mori një mbrëmje Krishtindjesh kur ai u kthye në shtëpi, dhe sipas tij mamaja e përshëndeti në mënyrë provokative.

"Ajo e dinte që unë po shkoja në shtëpi dhe e hapi derën lakuriq. Kur po ecja nëpër shtëpi dhe kalova dhomën e gjumit të mamasë time, një djalosh i ri, pothuajse sa mosha ime doli nga dhoma lakuriq", thotë Ledare.

tina ledare
(Foto: Mamaja e Leik Ledare, Tina Ledare)

Kjo ngjarje shërbeu si katalizator që Ledare të fotografonte të ëmën e tij duke kryer marrëdhënie. Fotografitë do të pasyqrohen në një ekspozitë në Londër.


(v.gj/shqiptarja.com)