LONDER - ‘Big Ben’ ora simbol e qytetit të Londrës, mund të lëvizë këtej e tutje akrepat e tij të mëdhenj në sajë të energjisë dielliore. Disa deputetët britanikë kanë propozuar një sërë masash për të përmirësuar efikasitetin e energjisë së monumentit.
 
Përveç restaurimit të tij duke i izoluar muret e ndërtesës me lesh deleje, ata sygjerojnë për të instaluar panele diellore. Energjia e mbledhur nga panelet mund të jetë e mjaftueshme për të lëvizur ‘krahët’ e orës së famshme.
 
Ndërkaq edhe për pallatin ‘Westminster’ është menduar izolimi i tij. Një zëdhënës i Dhomës së Komuneve shpjegoi se, në këtë moment, ky është vetëm një propozim: "Këto ide tani duhet ë diskutohen, dhe të rishikohen prioritetet  që do të përzgjidhen nga ekipi i mjedisit përmes një programi të iniciatiuar dhe që do të zhvillohet në muajt e ardhshëm. Ky program do të sigurojë izolimin termik të çatisë dhe mureve të pallatit të 'Westminster' me lesh për të reduktuar humbjen e nxehtësisë." – u shpreh zëdhënësi. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)