Londër, panairi prestigjioz Chelsea 
Flower Show, hap dyert për vizitorët

Londër, panairi prestigjioz Chelsea <br />Flower Show, hap dyert për vizitorët
LONDËR – Një nga panairet më prestigjioze të hortikulturës dhe kopshtarisë, i cili mbahet që nga 1913. "Chelsea Flower Show" hapi dyert  për vizitorët në kopshtin e Spitalit Mbretërore Chelsea në perëndim të Londrës, raporton Anadolu Agency (AA).

Hapja zyrtare e panairit do të mbahet nesër dhe do të zgjasë deri më 23 maj. Organizatori i panairit të këtij viti është Royal Horticultural Society, organizatë e themeluar në vitin 1804, ndërsa panairi mbahet çdo vit që nga viti 1913, me pushime gjatë dy luftërave botërore.

Pritet që panairi të vizitohet nga 170.000 vizitorë, ndërsa ekspozita botanike dhe tendat për promovimin e teknologjive të fundit dhe teknikat e kopshtarisë dhe hortikulturës, sot i vizitoi Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Herry.

Vëmendjen e vizitorëve posaçërisht e tërheq krijimi me lule, dedikuar për festimin e ditëlindjes së 150-të romanit "Alisa në botën e çudirave", nga shkrimtari i famshëm britanik Lewis Carroll.

lule
lule
lulelule
lule
lule
lule

Foto të tjera


Redaksia Online
( g.m/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve