Shtatë pjesëmarrësit vinin nga Omani, Maroku, Britania dhe Indonezia. Koleksionet e tyre iu dedikoheshin grave që duan të vishen me modë, por pa treguar shumë lëkurë.
E ftuar nderi në spektakël ishte amerikania Halima Aden, e para supermodele me hixhab që ka sfiluar në pasarelat e Nju Jorkut dhe Milanos me kokën e mbuluar. Ajo tha se feja e saj islamike dhe të qenit një modele ishin në sintoni të plotë.
“Unë e di se gratë myslimane e duan modën. Nëse shkoni në Dubai nuk është aspak e pazakontë të shohësh një çantë ‘Chanel’ përkrah një shamie. Tani është thjesht çështja e përfshirjes së grave myslimane në pasarela”, tha Halima Aden, modele.
Ndërsa stilistja britanike, Raishma ia atribuoi rritjen e modës modeste, pjesërisht faktit se gjithnjë e më shumë gra kanë filluar të mbajnë shami.
“Në 10 vitet e fundit mendoj se hixhabi është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm. Gjithnjë e më shumë gra myslimane e mbajnë atë. E mendoj se ka ndryshuar edhe mënyra sesi shihet ai”, tha Raishma, stiliste.
Dy vitet e shkuara, hixhabi është bërë tendencë, me publicitete, gjigantë mediesh dhe firma mode, që promovojnë imazhin e shamitë tradicionale të kokës në mënyra të shumta./tch
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











