TIRANË - Nga një sondazh i opinionit publik të kryer në Britani të Madhe është zbuluar se 42 për qind e popullsisë mendon se vendi duhet të dalë nga Bashkimi Europian.
Sipas të dhënave të sondazhit të kryer nga kompania OnePoll të publikuara në kanalin televiziv ITV në lidhje me një referendum të mundshëm të anëtarësimit në BE, sipas rezultateve të anketimit të 2 000 personave ka rezultuar se 42% e pjesëmarrësve duan që Britania të lërë BE-në, ndërsa 31% e tyre mendojnë se duhet të vazhdojë anëtarësimi në BE.
Pjesëmarrësit në anketë gjithashtu u pyetën për kufizimet e dëshiruara për numrin e emigrantëve që vijnë në Britani të Madhe nga vendet e BE-së. Sipas përfundimit, 60% e të anketuarve kanë mbështetur për një kufizim të mundshëm të numrit të emigrantëve nga BE, ndërsa afërsisht 25% të pjesëmarrësve kanë mbështetur jo vetëm një kufizim të mundshëm për numrin e emigrantëve nga BE që duan të vendosen në Britani të Madhe, por kanë mbrojtur se një aplikim i tillë duhet të ndalohet plotësisht.
Në anën tjetër 61% e pjesëmarrësve kanë theksuar se qytetarët Britanikë të jetojnë dhe të kërkojnë punë lirshëm në vendet e BE. David Cameron, Kryeministri i Partisë Konservatore të Britanisë nëse fiton zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në maj të vitit të ardhshëm, kërkon që të kryejë negociata në lidhje me marrëdhëniet me BE-në dhe realizimin e një referendumi në lidhje me anëtarësinë në BE.
Cameron mbron idenë se BE-ja ka nevojë për reforma ku një nga çështjet që duhet të negociohet është ajo e kufizimeve në lirinë e lëvizjes dhe të migrimit./Anadolu Agency/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com