LONDER-Përfaqësuesja e Greqisë në garat atletike të kërcimit trehapësh në Olimpiadën e Londrës, Voula Papakristou, është përjashtuar nga ekipi grek, lidhur me komentet e saj në Twiter, që ishin cilësuar si raciste.

Komiteti Olimpik i Greqisë tha mbrëmë se komentet e atletes Papakristou paraqesin fyerje për imigrantët afrikan dhe shprehin mbështetje për partinë e së djathtës ekstreme, që janë në kundrështim me frymën olimpike. Atletja Papakristou ka kërkuar falje për “shakat fatkeqe dhe pa shije”.
(sg/europaelire/shqitparja.com)