LONDËR - Një veteran 92-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore nuk u lejua që të blente dy shishe vodka në një dyqan dhe u largua i tërbuar prej andej.

Tony Ball kishte për qëllim të blente pije alkoolike si dhurata për Krishtlindje për anëtarët e familjes, por mbeti i befasuar nga refuzimi i shitëses. Ai e pyeti shitësen nëse ajo po bënte shaka, por ajo i'u përgjigj negativisht.

Shitësja i kërkonte veteranit të luftës një dokument identifikimi, gjë që 92-vjeçari nuk e dispononte në atë moment. Por, gjithsesi veterani kishte një patentë.

Tony Ball tha se punonjësja i kërkoi dokument identifikimi dhe se ajo nuk bënte shaka. Pasi mora dy shishet me vodka shitësja më tha: "Keni ndonjë dokument identifikimi? Pashë në fytyrën e saj dhe më tha: Nuk më lejohet t'iu shërbej nëse ju jeni nën moshë. Isha i befasuar, por pashë në fytyrën e saj dhe nuk po bënte shaka".

Më pas, 92-vjeçari shkoi në shtëpi i tërbuar për faktin se shitësja nuk e kishte lejuar të blente vodka, edhe pse ai kishte patentë dhe jo dokument identifikimi.

Veterani mori një telefonatë nga menaxheri i dyqanit më vonë, i cili i kërkoi ndjesë për veprimin e shitëses. Sipas menaxherit, shitësja ishte duke bërë shaka, gjë të cilën e kishte bërë dhe herë të tjera.

Tony Ball shtoi se ishte shumë i zemëruar nga ai veprim i punonjëses dhe u largua nga dyqani sepse humbi durimin.


(v.gj/shqiptarja.com)