Atletja e ekipit olimpik shqiptar Klodiana Shala nuk do të garojë në Lojërat Olimpike në Londër. Vendimi është marrë pasi atletja nuk është në gjëndjen e saj fizike më të mirë, pasi vuan nga një dëmtim i vjetër. Pas disa analizave në fshatin Olimpik në Londër, aty ku është vendosur ekipi shqiptar, përfundimisht u vendos që Shala nuk do të garojë në garën e 200 metrave.
Klodiana Shala në Lojërat Olimpike në Londër nuk kishte arritur me normë, por me ftesë, pasi u përjashtua Luiza Gega. Tashmë përfundimisht mund të thuhet që Lojërat Olimpike të Londër për ekipin shqiptar shkuan shumë keq, pas problemeve në peshëngritje, dhe paraqitjes së dobët në not dhe qitje.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com