Kryeministri britanik i kërkoi Bashkimit Evropian të ndalojë shitjen e armëve në Rusi, akuzuar për pajisjen dhe trajnimin e separatistëve prorusë në Ukrainë dhe konfirmoi dy ditë më parë se Britania e Madhe i kishte ndërprerë tashmë këto eksporte, ashtu si premtoi në muajin mars.
Por raporti parlamentar i publikuar sot zbardh se 251 licenca të dhëna nga qeveria britanike duke lejuar shitjen e mirë kontrolluar të armëve për një vlerë që arrin në rreth 132 milionë stërlina (167 millions d'euros) janë ende në fuqi.
Këto licensa eksporti lejojnë shitjen e snajperave, municioneve për armë të lehta, jelekëve antiplumb dhe pajisjeve kriptografike", thekson raporti.
Cameron i kërkoi Bashkimit Evropian dy ditë më parë miratimin e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë dhe ndërprerjen e shitjes së armëve në këtë vend duke iu drejtuar Francës./
/ec/