LONDËR, 16 janar /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron dhe presidenti amerikan, Barack Obama do të njoftojnë sot krijimin e një celule të përbashkët duke grupuar njësitë e shërbimeve sekrete të dy vendeve në kuadër të luftës kundër krimit kibernetik, sipas medias britanike.
Sipas këtij projekti, anëtarët e GCHQ dhe MI5 britanike do të punojnë me anëtarët e FBI dhe NSA amerikane me qëllim për të përmirësuar shpërndarjen e informacioneve mbi kërcënimet e mundshme.
Dy drejtuesit do të dalin në një konferencë të përbashkët shtypi në përfundim të një takimi në zyrën ovale.
Dje, Cameron, gjatë vizitës dyditore në Uashington, premtoi përmirësime në sigurinë kibernetike, kërcënim i ri që peshon mbi ndërmarrjet dhe shtetet, një javë pas atentateve që shkaktuan 17 të vdekur në Paris duke u kërkuar drejtuesve perëndimorë të japin informacione në lidhje me rishikimin e sistemeve të tyre të mbrojtjes kundër sulmeve të tilla.
"Siguria kibernetike dhe sulmet kibernetike përbëjnë një prej kërcënimeve më të mëdha moderne me të cilat përballemi", theksoi Cameron për BBC duke konfirmuar se tetë nga 10 ndërmarrjet më të mëdha britanike ishin përballur tashmë me sulme të tilla./
/ec/










