LONDËR, 27 shkurt /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron refuzoi sot në Cardiff për të konfirmuar identitetin e "xhihadistit John", një ekzekutori i Shtetit Islami, paraqitur si një londinez me emrin Mohammed Emwazi, por ai konfirmoi se do të bënte gjithçka për të shkatërruar këta kriminelë.
"Ne do të bëjmë gjithka që është në pushtetin tonë, me ndihmën e policisë dhe shërbimeve të sigurisë (...) për të gjetur dhe shkatërruar ata që kryejnë krime çnjerëzore dhe makabre, kushdo qoftë në botë, edhe qytetarë britanikë. Ky është prioriteti ynë numër një", theksoi kryeministri britanik.
Cameron u shpreh në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Wellsit, në përgjigje të një pyetjeje për identifikimin e të riut londinez me origjinë kuvajtjane.
Kryeministri përveç të tjerave përshëndeti punën impresionuese të organeve të sigurisë, ndërkohë që disa media i kanë kritikuar se ata kishin dështuar të ndalnin Mohammed Emwazin, i njohur si "xhihadisti Xhon", ti bashkohej Shtetit Islamik në Siri, i cili bënte pjesë në numrin e të dyshuarve të radikalizuar që prej vitit 2009./
/ec/












