/ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew u shpreh sot për një përshpejtim të negociatave mbi Greqinë me qëllim për të shmangur një aksident, para hapjes së një takimi të G7-ës kushtuar financave.
"Të gjithë duhet të dyfishojnë përpjekjet, të trajtojnë afatet e ardhshme si të ishin të fundit dhe të gjejnë një zgjidhje", deklaroi ai para se ti bashkohet samitit të G7-ës në Dresden në Gjermani.
"Rreziku për të shkuar nga një datë në tjetrën është se kjo mund të rrisë rreziqet për një aksident", shtoi ai para studentëve të London School of Economics (LSE).
FMN-ja, BQE-ja dhe Komisioni Evropian vazhdojnë të presin nga Athina angazhime konkrete të reformave, veçanërisht të tregut të punës, në kuadër të zhbllokimit të disa miliardë eurove ndihma financiare, të domosdoshme që Greqia të mund të paguajë pagat dhe pensionet dhe t'i kryejë FMN-së një rimbursim të rëndësishëm më 5 qershor./
/Shqiptarja.com