Londër/ Përdhunoi një adoleshente dhe një kolege, ish-oficeri i policisë dënohet me 16 vite burg

Londër/ Përdhunoi një adoleshente dhe një kolege, ish-oficeri i policisë dënohet me 16 vite burg

Një ish-oficer policie, Adam Provan, 44-vjeç, në Londër u dënua me 16 vite burg të martën për përdhunimin e një oficereje dhe një adoleshenteje.

"Unë jam e sigurt se publiku do të jetë po aq i tronditur dhe i revoltuar nga shkeljet e Provan sa edhe ne. Ai abuzoi me pozitën e tij si oficer policie për të fituar besimin e të dyjave. Veprimet e tij janë krejtësisht të këqija", tha Louisa Rolfe, Ndihmës Komisionerja në Policinë Metropolitane në një deklaratë.

Veprat e tij u kryen teksa ai ishte në shërbim si oficer policie.

Në fillim të këtij viti, një rishikim i pavarur zbuloi se Policia Metropolitane ishte “raciste institucionale, mizogjene dhe homofobike dhe e paaftë për stafin e policisë”, raporton Reuters.

Një rishikim u kërkua në vitin 2021, pasi një tjetër polic u dënua me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

'Ishte një çmenduri, nuk kuptova asgjë', Kristjan Asllani: Festova shumë se jam tifoz i Interit

'Ishte një çmenduri, nuk kuptova asgjë', Kristjan Asllani: Festova shumë se jam tifoz i Interit