LONDËR - U hapën mes polemikash aktivitetet për përkujtimin e 50-vjetorit të vdekjes së Winston Churchillit, që parashikojnë një sërë eventesh në Britaninë e Madhe dhe jashtë shtetit për të kujtuar burrin e madh të shtetit.
Ambienti tipik që krijohet në të tilla raste u cënua rëndë në fakt nga fjalët e ashpra të komentatorit dhe gazetarit të njohur televiziv të BBC-së, Jeremy Paxman kundër ish-kryeministrit të famshëm.
"Winston Churchilli ishte plotësisht egocentrik, një oportunist dhe ndonjëherë edhe sharlatan, që ditët e sotme nuk do të mundte kurrë të zgjidhej", deklaroi Paxman.
Megjithatë, një replikë e ashpër erdhi sot nga mbesa i Churchillit, e cila edhe përuroi fillimin e aktiviteteve.
"Nuk mendoj se ajo çka është thënë të jetë e vërtetë. Mendoj se virtytet e Churchillit ishin të larta", deklaroi Emma Soames.
Sidoqoftë, kjo ngjarje nuk tregon për një fillim të mbarë të iniciativës së ashtuquajtur "Churchill 2015", që parashikon edhe kalimin e një flote të vogël përgjatë Tamizit, por që në këtë mënyrë rrezikon të shndërrohet në një gjykim historik të politikanit të madh./ATSH/