Një shqiptar në Britaninë e Madhe ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke kultivuar drogë. Shqiptari kishte përshtatur një lokal të vjetër dhe të braktisur, në një ambient kultivimi të bimëve narkotike. Fabrika për prodhimin e kanabisit është zbuluar nga policia në qytetin e Swindonit, në jugperëndim të Anglisë.

Emri i shqiptari të arrestuar nuk bëhet me dije, por gjatë kontrollit në ambientet e kultivimit të kanabisit u gjetën 143 bimë narkotike. Ai përveç akuzës për prodhimin e lëndëve narkotike, do të akuzohet edhe për futje ilegale në Britani. Tani shqiptari ndodhet në paraburgim, teksa pritet në ditët në vijim t’i komunikohet masa e sigurisë.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com