Terror në Londër: dy të vdekur në London Bridge, policia vret terroristin e armatosur me thikë
Policia qëlloi për vdekje 28-vjeçarin Usman Khan, i cili mbante gjithashtu një rrip eksploziv të rremë. Policia: Një burrë dhe një grua të vrarë dhe tre të plagosur.
Një sulm terrorist ka ndodhur në urën Londrës, në zemër të kryeqytetit. Një burrë sulmoi disa persona me thikë. Pastaj ai u rrethua nga disa kalimtarë njëri prej të cilëve u përball me të. Policia goditi me armë ndaj agresorit duke e lënë të vdekur në vend.
Agresori është 28-vjeçari Usman Khan, i dënuar në vitin 2012 për terrorizëm. Ai kishte veshur një rrip eksploziv që më vonë u vërtetua se ishte një fallco. Khan, i cili ishte liruar nga burgu në vitin 2018 me kusht, duket se ka qënë i lidhur me grupin islamik al-Muhajiroun, (i udhëhequr nga imami radikal Anjem Choudary i dënuar për terrorizëm në vitin 2016), i konsideruar ndër më të rrezikshmit në Mbretërinë e Bashkuar.
"Për momentin asnjë person tjetër nuk po kërkohet në lidhje me sulmin," -tha policia, duke shtuar se "dy persona, një burrë dhe një grua, u vranë gjatë sulmit dhe tre të tjerë, një burrë dhe dy gra, u plagosën dhe janë në spital”.
Sipas disa mediave britanike, ai kishte të ‘veshur’ edhe një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës.
Një dëshmitar okular, Kirsten Jones, i tha BBC-së se sulmuesi mbante një lloj rripi eksploziv.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4549
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e korrupsionit: Sali Berisha pagoi mbi 500 mijë euro në Londër për avokatët që t'i hiqnin 'non gratën'
11 Dhjetor, 22:24
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerje të armëve
22 Tetor, 13:45
-
Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë
16 Tetor, 16:58
-
I dënuar 2 herë nga Britania, Dorian Puka replikon me gazetarin e ‘The Telegraph’: Jam nivel tjetër, s'më intereson çfarë shkruan për mua
14 Tetor, 18:35
-
‘Kokainë dhe prostitucion'! ‘The Telegraph’: Si arritën bandat të dominojnë krimin e organizuar në Britani
12 Tetor, 12:27
-
Kryeministri Starmer: Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar shkëndija edhe në Britani
6 Tetor, 14:28
-
Burgu i 'Ali Demit' do strehojë të burgosurit shqiptarë të dëbuar nga Britania, do funksionojë si burg i hapur
2 Tetor, 20:51
-
Britania dërgon personel dhe automjete në Kosovë për stërvitje me KFOR-in
25 Shtator, 12:25
-
Ministri Hasani takon ambasadorin britanik Abbott: Lidhje të forta politike, bashkëpunim për mbrojtjen, sigurinë kibernetike, energjinë dhe nxitjen e investimeve
16 Shtator, 15:53
-
Takim Biden-Starmer në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Ukraina kërkon lehtësim të kufizimeve ndaj armëve
13 Shtator, 18:41
-
I dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau një mësuese, 36-vjeçari shqiptar dhunon dy gardianë të burgut në Britani
10 Shtator, 22:03