Në Londër nisin sot zyrtarisht Lojërat e 30-ta Olimpike në Britaninë e Madhe. Eventi më i rëndësishëm botëror olimpik zhvillohet njëherë në katër vite. Ndalesa e fundit e olimpistëve nga e gjithë bota ishte në Pekin në vitin 2008.

Spektakli tri-orësh në Stadiumin Olimpik prej 80 mijë ulësesh pritet të ndiqet nga diku një miliardë teleshikues në të gjithë botën.Ngjarja do të shënojë zyrtarisht nisjen e garave trijavore ku do të marrin pjesë më shumë se 10 mijë atletë nga 204 shtete.

Në Londër, Lojërat Olimpike rikthehen pas 104 viteve, hera e fundit që eventi madhështorë është zhvilluar në Britaninë e Madhe ka qënë në vitin e largët 1908. Por këtë herë gjithcka është krejt ndryshe, atmosfera është e mrekullueshme, kushtet dhe siguria ku do të garojnë pjesmarrës nga mbi 204 shtete është maksimale.

10. 500 ATLETE PJESEMARRES
Në total do të marrin pjesë 10.500 atletë, të cilët do të garojnë në 36 disiplina me objektiv marrjen e sa më shumë medaljeve të arta. Theskojmë që ky është numri më i madh i sportistëve që marrin pjesë në historinë e lojërave olimpike. Të pranishëm për të përcjellë eventin botëror në shkallët e stadiumit olimpik do të jenë të akomoduar 21.000 gazetare. Intersesi për të ndjekur lojërat e 30-Olimpike ka qënë i konsiderushëm duke rrëzuar të gjitha parashikimet për një indiferencë për shkak të pa sigurisë në Londër. 8.8 milionë biletat e hedhura në treg janë shitur të gjitha në një kohë rekord.
Organizatorët kanë realizaur një punë gjigande me ndërtimin e stadiumit Olimpik, terreneve me kushte modrene dhe fshatit olimpik, në të cilin janë akomoduar të gjithë sportistët nga e gjithë bota. Londra nga organizmi i turnet parashikohet që të përfitojë një rritjen ne GDP e brendshme.

SKUADRA SHQIPTARE
Në Lojërat Olimpike Londër 2012 do të garojnë edhe 11 sportistë nga Shqipëria, 6 nga të cilët janë me normë, ndërsa 5 janë të ftuar. Pritshëmria për të sjellë medaje është më e madhe te Flamurmbajëtsja e ekipit olimpik shqiptar Romela Begaj, e cila është nënkampione Europe në peshëngritje dhe xhudistja me origjinë kosovare Majlinda Kelmendi. Ndërsa pjesa tjetër e sportistëve synojnë një paraqitje dinjitoze. Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga data 27 korrik deri me 12 gusht duke mberthyer para ekraneve miliona spektatore nga e gjithe bota.

(d.b/shqiptarja.com)