Pas Parisit, ceremonia prestigjioze e Topit të Artë zhvendoset për herë të parë në Londër, ku mbrëmjen e sotme do të zhvillohet edicioni i 70-të i çmimit individual më të rëndësishëm në futbollin botëror. Në teatrin ‘London Palladium’, vëmendja do të përqendrohet te emri që do të pasojë Ousmane Dembele-n, fituesin e edicionit të kaluar.

Ceremonia do të nisë në orën 21:00 sipas orës shqiptare, ndërsa Londra është përzgjedhur si vendi organizator edhe për të nderuar fituesin e parë të këtij trofeu, anglezin Stanley Mattheës, i cili e fitoi çmimin në vitin 1956.

‘France Football’ e organizon këtë edicion në bashkëpunim me UEFA-n dhe, përveç Topit të Artë për meshkuj dhe femra, do të ndahen edhe çmime për talentet e reja, portierët, trajnerët, klubet dhe sulmuesit më të mirë, si dhe çmimi ‘Socrates’.

30 kandidatët për Topin e Artë 2026

Lista përfundimtare e kandidatëve për çmimin e meshkujve përmban 30 futbollistë, mes tyre emra të njohur të futbollit europian dhe botëror. Në garë janë Lionel Messi dhe Rodri, fitues të mëparshëm të trofeut, si dhe Ousmane Dembele, i cili synon të mbrojë titullin.

Lista e plotë e kandidatëve:

  1. Jude Bellingham – Real Madrid
  2. Pau Cubarsí – Barcelona
  3. Marc Cucurella – Chelsea/Real Madrid
  4. Ousmane Dembélé – Paris Saint-Germain
  5. Luis Díaz – Bayern Munich
  6. Bruno Fernandes – Manchester United
  7. Gabriel – Arsenal
  8. Erling Haaland – Manchester City
  9. Achraf Hakimi – Paris Saint-Germain
  10. Harry Kane – Bayern Munich
  11. Khvicha Kvaratskhelia – Paris Saint-Germain
  12. Lamine Yamal – Barcelona
  13. Sadio Mané – Al-Nassr
  14. Marquinhos – Paris Saint-Germain
  15. Lautaro Martínez – Inter
  16. Kylian Mbappé – Real Madrid
  17. Nuno Mendes – Paris Saint-Germain
  18. Lionel Messi – Inter Miami
  19. João Neves – Paris Saint-Germain
  20. Michael Olise – Bayern Munich
  21. Ëillian Pacho – Paris Saint-Germain
  22. Julián Quiñones – Al-Qadsiah
  23. Declan Rice – Arsenal
  24. Rodri – Manchester City/Barcelona
  25. Fabián Ruiz – Paris Saint-Germain
  26. William Saliba – Arsenal
  27. Ferran Torres – Barcelona/Paris Saint-Germain
  28. Dayot Upamecano – Bayern Munich
  29. Vinícius Júnior – Real Madrid
  30. Vitinha – Paris Saint-Germain

Kur shpallet fituesi dhe kur mbeten tre kandidatët e fundit?

Ceremonia nis në orën 21:00 në Shqipëri, por më herët lista me 30 pretendentë do të reduktohet në 10, si për djem ashtu edhe për vajza.

Ndryshe nga një garë sportive që vendoset në fushë, fituesi i Topit të Artë përcaktohet përmes votave të jurisë ndërkombëtare.

Kush e jep Topin e Artë dhe si votohet?

Topi i Artë jepet nga revista franceze ‘France Footbal’l, ndërsa ceremonia organizohet në bashkëpunim me UEFA-n. Sistemi i votimit administrohet nga ‘France Football’ dhe mbetet i pavarur.

Juria për çmimin e meshkujve përbëhet nga gazetarë sportivë që përfaqësojnë 100 vendet e para në renditjen e FIFA-s. Për çmimin e femrave marrin pjesë gazetarë nga 50 vendet e para në renditjen përkatëse.

Çdo anëtar i jurisë zgjedh dhjetë futbollistët më të mirë nga lista prej 30 kandidatësh, duke i renditur sipas meritës. Pikët ndahen në këtë mënyrë:

  • Vendi i parë: 15 pikë.
  • Vendi i dytë: 12 pikë.
  • Vendi i tretë: 10 pikë.
  • Vendi i katërt: 8 pikë.
  • Vendi i pestë: 7 pikë.
  • Vendi i gjashtë: 5 pikë.
  • Vendi i shtatë: 4 pikë.
  • Vendi i tetë: 3 pikë.
  • Vendi i nëntë: 2 pikë.
  • Vendi i dhjetë: 1 pikë.

Futbollisti që grumbullon numrin më të madh të pikëve shpallet fitues i Topit të Artë. Në rast barazimi, përparësi ka lojtari me më shumë vota në vendin e parë; nëse barazimi vazhdon, merren parasysh votat në vendin e dytë dhe më pas ato në pozicionet pasuese.

Vlerësimi bazohet në tri kritere kryesore: paraqitjet individuale dhe ndikimi vendimtar në lojë, rezultatet dhe trofetë e fituar me klubin apo kombëtaren, si dhe klasi dhe sjellja sportive.

Një mbrëmje për historinë e futbollit

Me 30 kandidatë në garë dhe me shumë prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në listë, ceremonia në Londër pritet të jetë një nga ngjarjet më të ndjekura të vitit në botën e sportit. Pyetja kryesore mbetet nëse Ousmane Dembele do të arrijë të ruajë kurorën apo nëse një emër i ri do të ngjitet në majën e futbollit botëror.