Britania e Madhe vazhdoi edhe sot me dërgimin e ndihmave humanitare në veri të Irakut ndërkohë që avionë luftarak të tipit "Tornado" janë gati të kryejnë misione informimi në rajon.

Pas dërgimit të ndihmave të para të dielën dhe një misioni të anlluar dje, ushtria ajrore britanike ka mundur, sipas ministrisë së Zhvillimit Ndërkombëtar, të dërgojë 15 900 litra ujë dhe 816 llampa djellore për minoritetin jazidi të strehuar në malet e Sinjarit për t'u arratisur nga përparimi i xhihadistëve të Shtetit Islamik (SHI).

Dy avionët të tipit "Hercules C-130? të "Royal Air Force" shumë shpejt do të mbështeten nga avionë luftarak të tipit "Tornado", konfirmoi zyra e kryeministrit David Cameron.

Ditët e fundit, Cameron dhe Philip Hammond, ministri i Punëve të Jashtme, kanë përsëritur shpesh herë se Britania e Madhe nuk parashikon të marrë pjesë në sulmet ajrore amerikane në Irak./ATSH/