‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

Ksamil

Vera në Evropë është një stinë e bukur, por gushti është një nga muajt më të ngarkuar për turizmin, që do të thotë se do t’ju duhet të ndani mrekullitë me shumë njerëz, shkruan revista italiane e udhëtimeve Lonely Planet Italia.

Për fat, ne kemi zbuluar disa nga vendet e shumta magjike të kontinentit, ku mund të qëndroni larg turmave të mëdha.

Riviera Shqiptare, rërë, diell dhe mrekulli në bregdetin e Jonit

Edhe pse nuk është më një perlë e fshehur, siç ishte 20 vjet më parë, kur plazhet ishin gjysmë të zbrazëta dhe çmimet vërtet të ulëta, bregdeti mahnitës i Shqipërisë së Jugut mbetet një kënaqësi për vizitorët që janë në kërkim të diellit, rërës dhe ushqimeve të detit.

Saranda është një qytet festash më vete, me bare dhe restorante nga më të mirat.

Nëse preferoni vende më të qeta, drejtohuni në bregdetin e Himarës, I rrethuar nga një numër plazhesh të bukura (vizitoni Plazhin e Potamit, pak më në jug).

Gushti  një muaj me diell, ujëra të ngrohta dhe temperatura jo shumë të nxehta.

Shezlonget dhe çadrat janë të disponueshme në një numër të kufizuar, por gjithmonë mund të kërkoni plazhe të qeta me rërë në vende si Palasa, Borshi, Buneci dhe në ishujt jashtë Ksamilit.

Nëse niseni drejt qafës epike të Llogorasë në gjirin e Vlorës, në fund të gadishullit të Karaburunit do të gjeni disa resorte dhe plazhe të izoluara, të arritshme me varkë.

Për një pasdite ndryshe, drejtohuni në sitin arkeologjik të Butrintit, ku do të eksploroni rrënojat greke, romake dhe byzantine të cilat datojnë 2500 vjet më parë.

Gjashtë vendet më të mira në Evropë për të vizituar në gusht 2024:

1- Riviera Shqiptare

2- Gadishulli i Pelionit, Greqi

3- Minho, Portugali

4- Austria Qendrore

5- Bregdeti i Belgjikës

6- Arkipelagu i Stokholmit, Suedi

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Momenti kur ministrat e rinj dalin nga mbledhja e grupit të PS

VIDEOLAJM/ Momenti kur ministrat e rinj dalin nga mbledhja e grupit të PS