Aktorja e njohur hollivudiane Jennifer Lopez ka shprehur përkrahjen e saj të plotë për ish të dashurin Ben Affleck.

Gjatë një interviste për “Access Hollywood” Lopez është shprehur se Affleck e meritonte çmimin “Oscar”për shkak të filmit të mrekullueshëm që kishte realizuar.

“Sinqerisht jam shumë e lumtur për të. Kur kemi qenë bashkë, kemi kaluar një moment të vështirë dhe nuk po arrinim t'a zgjidhnim.
Ndërkohë kur e shikoja në skenë duke marr çmimin e merituar, u ndjeva vërtet mirë”,-është shprehur Lopez.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë lidhur në vitin 2002 dhe kanë qëndruar së bashku deri në vitin 2004.

Pas ndarjes me aktoren dhe këngëtaren Affleck nisi një lidhje të re me aktoren Jennifer Garner, me të cilën është kurorëzuar në martesë dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Ndërkohë Jennifer Lopez pas divorcit me këngëtarin Marc Anthony me të cilin ka sjellë në jetë dy fëmijë është duke përjetuar një lidhje me balerinin Casper Smart.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com