Loredana tregon për herë të parë depresionin pas ndarjes nga Mozzik: Peshoja vetëm 43 kilogramë

Loredana tregon për herë të parë depresionin pas ndarjes nga Mozzik: Peshoja vetëm 43 kilogramë

Loredana

Loredana Zefi ka rrëfyer për herë të parë depresionin e përjetuar pas ndarjes nga këngëtari Mozzik.

Në librin e saj autobiografik “When My Heart Broke”, artistja tregon se pas ndarjes kishte rënë në vetëm 43 kilogramë, duke mos u ushqyer dhe duke konsumuar vetëm duhan e pije energjike.

Pas katër vitesh lidhje, Loredana dhe Mozzik u ndanë miqësisht. Ata kanë një vajzë së bashku, Hana. Ishte e tmerrshme. Herën e parë që isha larg tij për një kohë të gjatë, ato ishin ditët më të këqija të jetës sime, kujton 29-vjeçarja. Për shkak të varësisë që zhvilloi Loredana, vendimi e ndikoi jashtëzakonisht shumë. Kam humbur shumë peshë gjatë kësaj kohe. Me gjatësinë time gati 170 centimetra, në një moment peshoja vetëm 43 kilogramë”, thotë ajo për shembull. Ajo jetonte vetëm me Red Bull dhe cigare.

Edhe dushi ishte një luftë. Pa Hanën ndoshta nuk do të kisha mundur ta bëja këtë. Nuk i kushtova më vëmendje vetes dhe e shkatërrova veten më shumë dita ditës”, shkruan ajo.

Në disa te pjesë të tjera të autobiografisë, reperja rrëfen se Mozzikun e pyeste edhe për flokë e veshje, e madje atë kohë e konsideronte si “burrin e ëndrrave të saj”, ndarjen me të cilin nuk e mendonte kurrë.

Një detaj interesant i shkëputur nga libri është fakti ku Loredana thotë se për ndarjen me Mozzik, kishte pasur vështirësi t’i tregonte familjes së saj, duke shtuar se nga 10 fëmijë sa janë në familjen e saj, asnjëri nuk kishte pasur martesë të dështuar.

Ndërkohë sa i përket lidhjes së re me futbollistin e Dortmundit Karim Adeyemi, ajo thotë se gjithçka është perfekte, dhe se e duan shumë njëri-tjetrin.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr