Loredana u jep fund komenteve: Tani jam një nënë beqare që më duhet të ndërroj pelenat e vajzës para performancës

Loredana u jep fund komenteve: Tani jam një nënë beqare që më duhet të ndërroj pelenat e vajzës para performancës

Loredana

Historia e ndarjes së  Mozzik e Loredanës është komentuar shumë në media.

Loredana i dha një sqarim ndjekësve duke treguar se rrugët e tyre janë ndarë dhe turneun e shumëpërfolur “Bonnie & Clyde” do e realizojë vetëm, duke mos e ndaluar faktin që mund të jenë prap bashkë në të ardhmen.

Mozzik nuk ka bërë asnjë reagim dhe ka fshirë nga Instagram të gjitha fotot me të.

 “Për të gjithë fansat e mi, siç ndoshta e keni vënë re tashmë, unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Arsyeja është ajo që shumë prej jush keni menduar. Kemi vendosur të marrim pak pushim si në çështjet profesionale ashtu dhe në ato private… Midis të dyve vendosëm që turin Bonnie & Clyde ta realizoj vetëm. Na duhet kjo distancë që të gjejmë veten e ndoshta në një të ardhme të gjejmë njëri-tjetrin sërish. Këtej e tutje do të jem një nënë beqare dhe do të punoj akoma edhe më shumë. Të gjithë artistët që thonë se ‘live është tepër e lodhshme’, jam e sigurt që nuk ju duhet të ndrroni pelena para performancës. Ju premtoj se do të bëj më të mirën time. Gjithçka që më duhet është Hana dhe ju! Ju falenderoj për mbështetjen! Turneu do të jetë çmenduri! E futar speciale, Hana”, ka shkruajtur Loredana.

Postimi i Loredanës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit