Lorenc Trashi rinovon me Partizanin

Lorenc Trashi rinovon me Partizanin
Lorenc Trashi mbetet i kuq edhe për 3 sezonet e ardhshme. Mesfushori energjik ka arritur sot marrëveshjen me klubin duke rinovuar kontratën me 15-të herë kampionët e vendit.

Bashkëpunimi mes palëve është zyrtarizuar me firmosjen e kontratës , e cila do të jetë e vlefshme edhe për 3 vitet e ardhshme.

Mesfushori 23 vjeçar autor i 3 golave përgjatë këtij sezoni mbetet ndër pikat më të forta të skuadrës së kuqe.

Ky rikonfirmim tregon edhe një herë politikën e klubit dhe presidentit Demi, ku synohet të ruhet baza e ekipit dhe të garantojë një vazhdimësi pozitive për të ardhmen e klubit. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna