Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni “Kontrast” në Report TV u shpreh se Sali Berisha nuk guxon të përmendë emrin e Nuredin Dumanit, duke nënkuptuar një frikë të tij ndaj hetimeve SPAK. Megjithatë Vangjeli thotë se një tjetër hall i madh i Berishës është se ka zero shanse për t’u kthyer në pushtet.
“Një tjetër halli më i madh i Berishës janë zero shanset që ka për t’u kthyer në pushtet. Sot nuk guxon të thotë ai çuni i rrugës së burgut duke iu referuar adresës së Nuredin Dumanit”, shtoi ai.
“Unë dje kam publikuar një editorial me titullin metamorfoza e Berishës nga pengmarrës në peng, metafora e Spiropalit më shkon me atë që unë gjykoj dhe mendoj. Mund të gjejmë një paralele mes këtyre dy personazheve. Ajo çka thonë duhet kuptuar dhe menduar mbi atë që nuk mendojnë. Ju zonjë thatë prologun e diçkaje. Kur thoni snajperist me qera, ka diçka tjetër. Kush e ka marrë me qira?”, tha Vangjeli referuar deklaratës së ministres Elisa Spiropali e cila e quajti Berishën “një snajperist me qira”.
Teksa thekson se opozita nuk mund të quhet ende e tillë, Vangjeli shton se bazuar në situatën politike, e sheh PS si një forcë që ka luksin të fitojë edhe një tjetër mandat.
“E shoh PS si një forcë që ka luksin jo thjesht të fitojë por të presë të humbasin kundërshtarët e saj. Zonja Spiropali përmend vitin 2030 si Rama. Duket se garancia e parë që i japin vetes për këtë lloj optimizmi politik vjen edhe nga fakti që opozita nuk është më e tillë. Ajo duhet të jetë e tillë pastaj të bëhet forcë qeverisëse. Në 2025 do jemi para një fakti që nuk do flasim si do fitojë Rama, por sa do fitojë”, shtoi ai.
I pyetur për “luftën” e Lulzim Bashës përballë Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, Vangjeli u shpreh: “Nuk funksionon kështu demokracia. Edhe unë mund të hedh propozime. Të gjithë të dëgjojnë por askush s’ti merr për bazë. Fillimisht duhet të nisë funksioni i opozitës”, shtoi ai në lidhje me propozimet e Bashës për reformën zgjedhore.
Lajmi kryesor:
Spiropali: Sali Berisha, i katandisur si snajperist me qira! Shkodra, kockë që i ka mbetur në fyt! Ndryshimet në qeveri, normale
B.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31