Lorenc Vangjeli: Meta, dy herë presidenti më i mirë për Ramën

Lorenc Vangjeli: Meta, dy herë presidenti më i mirë për Ramën

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e shkarkimit nga detyra të Presidentit Ilir Meta pas vendimit të Parlamentit të legjislaturës së kaluar, që miratoi me 104 vota shkarkimin e tij.

Por për analistin Lorenc Vangjeli, seanca në fjalë nuk do të prodhojë gjë tjetër vetëm fjalën ‘procedurë’. Për emisionin Kontrast në Report TV ai paralajmëroi se pikërisht kjo procedurë nis nga fakti që presidenti ka paditur një anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër, Vangjeli tha se Edi Rama është njeriu më i painteresuar për shkarkimin e presidentit dhe se ky i fundit është dy herë më i mirë për Ramën.

“Një drejtësi e kapur është fatkeqësi për të gjithë vendin. Një drejtësi e paaftë është gjithashtu fatkeqësi, por që edhe mund të zgjidhet. Momenti kur ka edhe një mision politik, kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë.

Ne ende e krahasojmë produktin e reformës në drejtësi me atë që kishim projektuar me shpresat tona. Më 1 shkurt është një ditë vërtetë e rëndësishme për sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese. Fjala kryesore do të jetë sërish ‘procedurë’ dhe sipas procedurës unë mund t’ju paralajmëroj se ka të bëj me faktin që Presidenti i Republikës ka kërkuar procedim disiplinor për njërin prej anëtarëve të trupës, zonjën Fjona Papajorgji. Sipas Kushtetutës ky procedim bëhet në KPA. Por vetë KPA-ja ka precedent të mëparshëm ku ajo kërkon që para se ajo vetë të thotë fjalën e saj, vetë trupa e Gjykatës Kushtetuese duhet të marrë një vendim. Pra për zonjën Papajorgji fillimisht duhet të shprehen vetë kolegët e saj. Nesër fillon ‘procedura’…

Edi Rama ka pasur dy herë të drejtë kur ka folur për Ilir Metën si president. Kur ka thënë që ‘është presidenti më i mirë për opozitën’ dhe sot kur thotë se ‘mund të jetë presidenti më i mirë për Partinë Socialiste’. Vazhdon të jetë Edi Rama njësoj si më parë të iniciojë procedurën për shkarkimin e zotit Ilir Meta. Por që atëherë e gjer tani është shqiptari më i painteresuar që kjo procedurë të shkojë gjer në fund. Dhe mbi të gjitha për të kuptuar diçka që është mbi Ilir Metën: Idea se është shkelur Kushtetuta por kjo shkelje nuk është e rëndë, precedent që mund të shkarkohet një president përtej asaj që ofron ligji, do të ishte sot e mot shpata e Demokleut mbi një institucion të zgjedhur nga një shumicë kushtetuese dhe i cili do të ishte gjithë kohës i fustruar nga idea e asaj që do të ndodhte” – tha Lorenc Vangjeli.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja