Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’: Taktika e Ramës me Spiropalin, si ajo e Skënderbeut me Vrana Kotin në rrethimin e Krujës

Duke parashikuar të nesërmen e debateve në Kuvend, në sesionin e vjeshtës, analisti Lorenc Vangjeli bëri një krahasim të “cuditshëm”, për 'Kontrast' në Report TV. Dëshirën e vazhdueshme të politikanëve për t'u krahasuar apo për të kompleksuar njëri-tjetrin me figurën e Skënderbeut.

Edhe pse për Vangjelin shumë prej shqiptarëve për një kohë të gjatë nuk do ta arrijnë dot kontributin e heroit kombëtar, ai tha se 'taktikat' e tij janë prezente në politikë.

Për këtë, ai solli në vemendje situatën ku Rama e ka futur Sali Berishën gjatë seancave të së enjteve, duke i vënë përballë ministren Elisa Spiropali.

"Në Tiranë kanë shumë qejf t'i referohen për shumëçka Skënderbeut dhe është normale dhe njerëzore kjo që të shihen majat dhe të krahasohen me majat. Eshtë trashëgimia më e madhe që na vjen nga historia dhe trashëgimia më e madhe që nga e sotmja, ne do t’i lemë të ardhmes sonë. Për sa kohë që as Skënderbeun dhe as mitin e tij nuk do ta arrijë më askush nga shqiptarët, edhe sepse miti nuk krijohet as nën dritën e diellit dhe as nën shkëlqimin e Instagramit apo me “Puç-puç”-et e Facebook-ut. Por taktikat e tij i përdorin. Skënderbeu kur ju rrethua Kruja, vetë rrinte jashtë mureve dhe linte Brenda tyre Vrana Kontin. Të njëjtën gjë po duket se po bën edhe Edi Rama. Rri jashtë, qoftë jashtë shtetit si koncept fizik apo jashtë parlamentit si distancë higjenike dhe brenda lë në rolin e të urtit dhe të moshuarit Vrana Konti, një zonjë të re si Elisa Spiropali. Do të shikojmë një përballje mjaft interesante ne Parlament. Dhe kjo ngjan sikur është oferta që u jepet shqiptarëve nga socialistët. Nga njëra anë Spiropali, nga ana tjetër Berisha... Dhe duket se shqiptarët nuk e kanë shumë të vështirë për të zgjedhur" - tha Lorenc Vangjeli në Report TV.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 29/07/2022 23:31

    Berisha eshte vec nje zorre bythe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja