Lorenc Vangjeli: Shqipëria më e madhe se një skenë atentati apo ndërrim ministrash! Rama largoi Ahmetajn për ekuilibrat e brendshëm në parti

Për analistin Lorenc Vangjeli Shqipëria është një vend që prodhon shumë lajme dhe ky nuk është një lajm i mirë. Vangjeli tha se sido që të jetë hallet e shqiptarëve do të duhet të ishin lajmi më i rëndësishëm sesa një atentat apo ndryshimet e ministrave. I pyetur nga gazetari Denis Minga në ‘Kontrast’ në Report Tv, se cili është lajmi kryesor për sot, rikthimi i Metës në LSI apo ndryshimet në qeveri, analisti Lorenc Vangjeli tha:

“Lajmi më i rëndësishëm në Shqipëri do të jetë kur nuk ka lajm. Kjo do të jetë shenja se po bëhemi një vend normal. Nëse shohim edicionet e lajmeve dhe atë që po ndodh në politikë duket sikur jeta jonë varet nga disa njerëz. Ndërkohë që ky është një hall sipërfaqësor. Halli i shqiptarit është i atij që çohet për të shkuar në arë, apo për të shtruar asfalt, apo për të ndezur ekspresin e kafesë. Ky është halli më i madh. Shqipëria është shumë e madhe edhe se ndonjë s’kenë atentati ku digjet makina e krimit”.

I pyetur për largimin e Arben Ahmetajt, Vangjeli tha se lëvizja e Kryeministrit ka të bëjë me ekuilibrat e brendshëm në parti

“Ky është një nga rastet e shumta dhe të përsëritura që Rama është 3 apo 4 lëvizje para kundërshtarëve të tij. Rama ka sjellë qoftë në PS, qoftë në Qeveri, personalitetin e tij të shumëfishtë dhe lëvizja mes dy kolegësh mes Ahmetajt dhe Ballukut është një lëvizje brenda familjes. Me marrëzitë që tentoi të peshkonte sot Doktori, lëvizja e Kryeministrit ka të bëjë me ekuilibrat e brendshëm në parti. Zoti Rama është I bindur se pavarësisht se I jep PS-se vizionin e tij, në të njëjtën kohë merr forcën prej saj”, tha Vangjeli

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja