Pedrosa e mbylli garën i pari pas parakalimit që i bëri Lorenzos në xhiron e 12. Pilori i Yamaha e mbylli garën i dyti dhe pas tij erdhi Bautista me Honda në vendin e tretë.
Ndërkohë, Valentino Rosi dhe Ducati i tij janë renditur në vendin e shtatë.
Pavarësisht vendit të dytë, Lorenzo me Yamaha vazhdon të kryesojë në renditjen e përgjithshme për pilotë.
Spanjolli ndodhet në kuotën e 310 pikëve duke lënë pas Pedrosën me 282 pikë.
Casey Stoner është i treti me 197 pikë dhe pas tij vjen Andrea Dovizioso e Alvaro Bautista. MotoGP rikthehet me garën për cmimin e madh të Malajzisë javën e ardhshme më 21 tetor.
(d.m\shqiptarja.com)