Lori Hoxha dhe Arbana Osmani
bashkë 'për hir të punës' ?!

Lori Hoxha dhe Arbana Osmani<br />bashkë 'për hir të punës' ?!
Arbana Osmani ka qenë një ndër figurat më të diskutuara mediatike kohët e fundit, pasi i hoqën të drejtën për të prezantuar "Big Brother", duke ia dhënë kolegut dhe mikut të saj, Ledionit. Ky vendim i papritur e bëri Arbanën protagoniste të thashethemve të ndryshme.

Mes të tjerash thuhej se moderatorja ka shkëputur marrëdhëniet me Ledionin, apo me Lori Hoxhën. Sa i takon relatave me të dashurin e Sarës, Osmani hodhi poshtë thashethemet në intervistën e zhvilluar me Ermal Mamaqin, ndërsa fotoja e postuar ditën e djeshme në Instagram, automatikisht hedh poshtë aludimet për prishjen e miqësisë së saj me Lorin.

Të dyja dukeshin të qeshura dhe mjaft të afërta në foton e shoqëruar me diçiturën: "Duke folur për modë me guru-në time të modës".

Nuk e dimë nëse të dyja vajzat kanë folur gjatë muajve të kaluar, apo thashethemet kanë patur një lloj të vërtete, por tani 'me hir a me pahir' Lori dhe Arbanën i lidh puna bashkë dhe sigurisht, këshillat e Lorit rreth stilit që do të ruajë prezantuesja në formatin e ri, i cili do të fillojë së shpejti në Top Channel, "1 Javë". 
lori arbana
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij