Lori Hoxha ka vendosur për herë të parë t’u përgjigjet pyetjeve të shumta që i bënë ndjekësit në lidhje me ankthin.
Ajo shprehet në një postim në Instastory se kishte vendosur të bënte një video për këtë çështje, por duke qenë se kjo nuk do të ndodhë së shpejti, ajo vendosi të shuajë kuriozitetin e fansave.
Lori shprehet se ankthi i ka filluar në vitin 2012, kur ishte në një sallon bukurie dhe për pak mendoi se po kalonte një atak në zemër.
Postimi i Lorit
Ajo vrapoi menjëherë në spital dhe askush nuk po e gjente se çfarë kishte. Më pas Lori nisi të mendojë se mund të vuante nga një sëmundje e rrallë, la shkollën dhe nisi kontrollet nëpër spitale për 8 muaj.
Lori Hoxha
“Derisa një ditë, pasi kërkova në Google për disa nga simptomat e mia gjeta disa forume për panikun dhe ankthin dhe aty gjeta vetveten”, shkruan Lori duke shtuar se periudha më e keqe që ka kaluar është viti 2012 dhe vera e kaluar. Lori është vajza e vogël e familjes Hoxha, e cila është bërë e njohur për daljet e saj në publik dhe fotot që publikon në rrjete socale për stilin e veçantë që ka.