Lori Hoxha rrëfen problemet me ankthin: 'Kujtova se kisha sëmundje të rrallë'

Lori Hoxha rrëfen problemet me ankthin: 'Kujtova se kisha sëmundje të rrallë'

Lori Hoxha

Lori Hoxha ka vendosur për herë të parë t’u përgjigjet pyetjeve të shumta që i bënë ndjekësit  në lidhje me ankthin.

 Ajo shprehet në një postim në Instastory se kishte vendosur të bënte një video për këtë çështje, por duke qenë se kjo nuk do të ndodhë së shpejti, ajo vendosi të shuajë kuriozitetin e fansave.

Lori shprehet se ankthi i ka filluar në vitin 2012, kur ishte në një sallon bukurie dhe për pak mendoi se po kalonte një atak në zemër.

Postimi i Lorit

Ajo vrapoi menjëherë në spital dhe askush nuk po e gjente se çfarë kishte. Më pas Lori nisi të mendojë se mund të vuante nga një sëmundje e rrallë, la shkollën dhe nisi kontrollet nëpër spitale për 8 muaj.

Lori Hoxha

“Derisa një ditë, pasi kërkova në Google për disa nga simptomat e mia gjeta disa forume për panikun dhe ankthin dhe aty gjeta vetveten”, shkruan Lori duke shtuar se periudha më e keqe që ka kaluar është viti 2012 dhe vera e kaluar. Lori është vajza e vogël e familjes Hoxha, e cila është bërë e njohur për daljet e saj në publik dhe fotot që publikon në rrjete socale për stilin e veçantë që ka.

Lori Hoxha

2/3
/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy