-"Më fal, po a mund të më thoni se cili është ndryshimi mes këtyre dy fotove se unë realisht nuk e kuptoj dot" ka cituar Lori teksa në ekran është shfaqur fotoja e krahasuar. Buzët e mia janë natyrale dhe konturi me laps jep zmadhiminin e tyre" ka përfunduar ajo e habitur.
Sa i takon lajmit për një dashuri në horizont të nënkuptuar gjatë një bisede javë më parë me Big Mammën në programin e saj "Një kafe më Mamën", Lori ka deklaruar se biseda ishte në funksion të emisionit dhe se e gjitha ka qenë një shaka.
"Për momentin i jam përkushtuar koncerteve dhe po merrem vetëm me to" ka përfunduar sqarimin e saj Lori.