Sara Hoxha është nisur ditën e sotme për në qytetin e Londrës, aty ku ndodhet edhe motra e saj Lori. 22-vjeçarja është shoqëruar edhe nga djali i saj London. “Lori ne po vijmë për ty,”- shkruan Sara krahas një fotoje që ka shpërndarë në Instastory.
Lori Hoxha ndodhet në kryeqytetin anglez prej disa ditësh. Kujtojmë që vajza e madhe e familjes Hoxha nuk ishte e pranishme as në përkujtimin që ju bë babait të saj të ndjerë në 50-vjetorin e lindjes, Dritan Hoxhës. Me siguri që blogeres i ka ndodhur diçka e rëndësishme që ta privojë nga një ceremoni e tillë familjare.