Lorik Cana në këngë për Gjakovën

Lorik Cana në këngë për Gjakovën
Është publikuar dje videoklipi i këngës “T’i them heshtjes tane mjaft”, që i dedikohet qytetit të Gjakovës.

Këngëtari e aktori Kushtrim Hoxha së bashku me futbollistin e kombëtares Lorik Cana, luftëtarë të UÇK-së të brigadës "137 Gjakova" dhe disa qindra tifozë “Kuqezinjtë e Jakovës”, nëpërmjet kësaj kënge duan tu dërgojnë mesazh institucioneve të vendit, që të mos e harrojnë Gjakovën dhe të bëjnë më shumë për këtë qytet.

Hoxha, i cili është i lindur dhe rritur në Gjakovë, këtë këngë ua ka dedikuar shokëve të tij të rënë në luftë dhe të gjithë atyre që janë vrarë në lufën e fundit. Në këtë video paraqiten edhe luftëtarë, që sot jetojnë në kushte të vështira, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Tash e 13 vjet njerëzit e shtetit po e neglizhojnë Gjakovën. Ky qytet që dikur ka qenë i hareshëm sot ka nevojë të ringjallet dhe ta thyejë heshtjen që e ka kapluar. Këtë mund ta bëjmë vetëm ne njerëzit e Gjakovës, artistët, sportistët e të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë sadopak”.

VIdeo ishte publikuar në youtube nga autorët dhe pritet promovimi i videoklipit në ditët në vijim.

http://www.youtube.com/watch?v=I3INmhu5Ycw&feature=share


/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi