Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana në një konferencë për shtyp nga Durrësi, aty ku është akomoduar ekipi përfaqësues për ndeshjen miqësore përballë Maltës shprehet se duhet të ketë vetëm një kombëtare dhe jo dy. “Mendoj që duhet të bashkojmë forcat në një kombëtare, pasi jemi një komb.
Nëse do të ndahemi nuk do të jemi në gjendje që të konkurrojmë për pjesëmarrje në finalet e kompeticioneve evropiane apo botërore’ deklaroi ai. Në vijim, kapiteni foli edhe për ndeshjen me Serbinë në Euro 2016, e cila sipas të gjitha parashikimeve do të jetë mjaft e nxehtë.
“Do të zbresim në fushë shumë të motivuar, kam besim se do të arrijmë një rezultat pozitiv. Duhet që të mësojmë nga gabimet e së shkuarës” përfundoi ai. Ndeshja miqësore do të zhvillohet nesër në Durrës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com