TIRANE - Shqipëria për ndeshjen më të rëndësishme të ediconit të kualifikueseve për botërorin e Brazilit 2014 nuk ka në dispozicion disa nga futbollistët e saj kryesor në formacionin, me të cilin e mundi Norvegjinë në Oslo në ndeshjen e parë.

Mes fustbollistëve që do të mungojnë në këtë ndeshje është edhe kapiteni Lorik Cana, i cili është i sukualifikuar për shkak kartonash. Por në prag të ndeshjes, lideri kuqezi i jep kurajo grupit nga tribuna.

Mesfushori e sheh ndeshjen decizive dhe beson se Shqipëria do të arrijnë që të marrë një fitore në Tiranë më 7 qershor duke besuar më pas se mrekullia mund të ndodhë. “Nëse do të fitojmë përballë ekipit të Norvegjisë rruga do të bëhet më e lehtë për t’u kualifikuar. Kemi pesë ndeshje dhe të gjitha janë vendimtare për ne.

Por përvec ndeshjeve brenda, kryesore janë edhe ndeshjet që kemi në transfertë, pasi kemi tre të tilla deri në fund. Pas ndeshjes me Norvegjinë, në shtator kemi dy ndeshje në transfertë kundër Sllovenisë më 6 dhe Islandës më 10 shtator, në fund është Qipro. Duhet të mbajmë fatin në duart tona deri në shtator.

Pastaj të shohim nëse jemi vërtetë pretendent apo jo, gjithashtu gjërat varen edhe nga paraqitjet e pretendentëve të tjerë” deklaron Cana. Më pas Cana është ndalur edhe te ndryshimi që ka pësuar loja e ekipit kombëtar pas mbërritjes së disa elementëve të rinj si Valdet Rama, por edhe Migjen Basha, i cili debutoi në Norvegji.

“Basha është një futbollist cilësor dhe me shumë ekepseriencë. Në mesfushë ka sjellë qetësi me stilin e lojës së tij. Tani jemi më të qetë dhe kreativë, mund të luajmë të barabartë me kundërshtarët.

Por duhet të punojmë më shumë nga njëra ndeshje në tjetrën për të qenë sa më mirë deri në metrat e fundit të kualifikueseve, pasi tani vjen pjesa më e vështirë” përfundon Cana. Në qershor në grupin e Shqipërisë do të luhen tre ndeshje, të cilat janë Shqipëri-Norvegji, Islandë-Slloveni dhe Zvicër–Qipro.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)