Lorik Cana rrëfen njohjen dhe
historinë e dashurisë me Monikën
Një romancë tipike, nga ato që të duket sikur i ke parë në filma, e tillë është historia e dashurisë së Lorik Canaj dhe bashkëshortes së tij Monikës.
Një romancë tipike, nga ato që të duket sikur i ke parë në filma, e tillë është historia e dashurisë së Lorik Canaj dhe bashkëshortes së tij Monikës. Ajo fillon me shikime në një restorant, me shkëmbime numrash, SMS të shpeshta, takime për kafe, darka gjysmë flirtuese e gjysmë romantike dhe mbaron me një dasmë në një hotel luksoz në breg të detit Tiren dhe me muaj mjalti në Bali.
Kështu e kanë treguar historinë e tyre të dashurisë futbollisti shqiptar Lorik Cana dhe arkitektja italiane Monika për revistën kosovare “Teuta”. Ata janë parë papritmas në një restorant në Romë, në verën e vitit 2011, ku Loriku sapo kishte shkelur për të filluar karrierën te Lacio. Atë mbrëmje ajo nuk ia ndante sytë.
“Fillimisht nuk i kushtova vëmendje, por pastaj shkëmbyem disa vështrime. Vetëm kur dola nga restoranti i dhashë menaxheres numrin tim që t’ia jepte asaj. Isha i bindur që do të më telefononte”, tregon Cana, i cili vetëm pak muaj më vonë, filloi të jetojë me arkitekten italiane. Nga ana tjetër, Monika, e pazhveshur nga paragjykimet, ka treguar se ajo fillimisht e kishte të vështirë t’u tregonte prindërve se ishte lidhur me një futbollist, për më tepër shqiptar.
“Unë nuk kam ditur të bëj dallimin mes shqiptarëve”, tregon sot gruaja e kapitenit të Kombëtares që mban në krahun e tij të majtë një tatuazh të madh me shqiponjën dykrenare. Cana ka vendosur ta bëjë celebrimin në Francë, në mënyrë që bashkëshortja e tij të ketë mundësi ta mbajë edhe mbiemrin shqiptar. Ai është shprehur se gjithmonë kishte dashur të martohej me një vajzë shqiptare, por zgjodhi të martohej me Monikën vetëm pasi u bind që fëmijët e tyre do flisnin shqip dhe do ruanin traditën.
Është e njohur fraza e Lorikut që shqiptarët nuk ndalen derisa të bëjnë djalë dhe djali i tyre i parë ka ardhur në jetë disa ditë më parë. Prova që ai do rritet si shqiptar nis me emrin me origjinë ilire, Boiken.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
135/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.8%
-
Jo
75.4%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit
9 Tetor, 22:01
-
Moti i keq/ Reshje intensive shiu në Lezhë, probleme nga vërshimi i përrenjve në zonën e Zadrimës
9 Tetor, 21:53
-
EKSKLUZIVE/ Anulohet seanca e nesërme plenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37
-
Ishte duke ecur, makina përplas të moshuarin në Lushnjë! Autori largohet nga vendi i ngjarjes
9 Tetor, 21:32
-
Çaji jeshil, 6 përfitime të rëndësishme që ka për shëndetin tonë
9 Tetor, 21:21
-
Analistët: Shqipëria përparim drejt BE-së, por të luftojë korrupsionin! Vendimi duhet të ishte marrë më parë
9 Tetor, 21:18
-
Izraeli paralajmëron: Sulmi ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurës' dhe 'befasues'
9 Tetor, 21:06
-
Piloti i avionit të linjës 'Turkish Airlines' vdes gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, ulje emergjente në Nju Jork! Komunikimi i kabinës
9 Tetor, 20:40
-
Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ja agjenda dhe detajet e vizitës së presidentit turk
9 Tetor, 20:22
-
Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!
9 Tetor, 20:17
-
Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?
9 Tetor, 20:14
-
Aksident në Korçë/ Drejtuesi humbet kontrollin e motoçikletës dhe përplaset me murin, përfundon në spital
9 Tetor, 20:12