LOS ANXHELES, 26 nëntor /ATSH-AFP/ - Më shumë se 180 persona u arrestuan sot në Los Anxheles gjatë një manifestimi kundër vendimit të një gjykate që ndërpreu gjykimin kundër një polici të bardhë, i cili gushtin e kaluar kishte vrarë një adoleshent me ngjyrë në Ferguson.
Manifestimi në qytetin më të madh të Kalifornisë filloi me një marshim që nga jugu i qytetit deri përpara godinës së policisë, në qendër të Los Anxhelesit.
"Të paktën 183 persona u arrestuan, 167 prej të cilëve me akuzën e prishjes së rendit publik. Një person u arrestua për agresion kundër një polici, i cili u plagos lehtë", deklaroi shefi i policisë i Los Anxhelesit, Charlie Beck.
Ndërkohë, njoftimet e medias amerikane flasin për manifestime të dhunshme në Okland për të njëjtën arsye./ a.jor.