LOS ANXHELOS - Është vrarë autori i të shtënave me armë zjarri në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit në Kaliforni.

Por i vrarë ka mbetur edhe një agjent i policisë amerikane. Ndërsa aeroporti është evakuuar tërësisht pas të shtënave brenda tij. Lajmin e bëjnë të ditur Cnn dhe Cbs.

Incidenti ka ndodhur në Terminalin 3, ku një ish-punonjës i policisë së aeroportit i armatosur me një pushkë të fuqishme është parë duke qëlluar me armë drejt njerëzve para se ai të mbetej i vrarë nga policia.

Ndërsa përveç agjentit të vdekur të policisë janë të paktën dhe 7 të plagosur prej të shtënave në aeroportin e Los Anxhelosit, siç bëjnë të ditur mediat.

2 te vdekur ne LAX
(Në foto: Vendi ku policia ka shkëmbyer zjarr me personin që qellonte)

Dëshmitarë folën për një turmë shumë të madhe që u krijua pas të shtënave.

Në vijim të panikut të përgjithshëm shumë njerëz kanë dalë nga Terminali duke vrapuar në pistë. Shumë të tjerë janë fshehur poshtë karrigeve.

Sipas një dëshmitari, agjentët e sigurisë kanë hyrë në Terminal duke bërtitur se aty gjendej një burrë i armatosur dhe të gjithë duhet të gjenin një vend për t`u fshehur.

Pas ngjarjes është pezulluar trafiku ajror. Presidenti amerikan, Barack Obama është shprehur "i shqetësuar" për ngjarjen, por ka shtuar "të lëmë forcat e rendit të punojnë".
 
Redaksia Online
(mag/e.b/a.ç/shqiptarja.com)