Lotaria, 11 herë
më lirë se në Maltë
Qeveria shqiptare është treguar tepër dorëlëshuar me barrën fiskale që ka paracaktuar për subjektin fitues të licensës së lotarisë kombëtare.
Qeveria shqiptare është treguar tepër dorëlëshuar me barrën fiskale që ka paracaktuar për subjektin fitues të licensës së lotarisë kombëtare. Krahasimi i normës së fitimit, të parashikuar që do të merret nga kompania fituese e licensës monopol, me vende të tjera nxjerr në pah për një hendek të konsiderueshëm, që përforcon dyshimet për veprime korruptive nga qeveria Berisha.
Malta është një vend që ka 7 herë më pak banorë se sa Shqipëria, por pagesa që kërkon shteti aty për të pretedentët për të fituar të drejtën e lotarisë kombëtare është 11 herë më e lartë se ajo që kërkon qeveria jonë. Kjo del nga statistikat zyrtare të shtetit-ishull, më të voglit anëtar në bashkimin Evropian. Rekordin ndër vendet e rajonit në këtë drejtim, me sa duket, e ka shënuar Turqia, ku fituesit i është kërkuar pagesa prej 2 miliardë eurosh, vetëm që të marrë të drejtën për të administruar lotarinë kombëtare, monopol i shtetit. Nga ana e saj, Greqia këtë çmim e përcaktoi dhjetë vjet më parë në 400 milionë euro. Përballë këtyre shifrave, pagesa e kërkuar nga shteti shqiptar, prej vetëm 3.5 milionë eurosh, nuk mund të mos duket qesharake, edhe përballë 39 milionëve të Maltës, apo 600 milionëve të Irlandës, vend me 4.4 milionë banorë.
Pak ditë më parë, grupimi i biznesit Konfindustria deklaroi se është e papranueshme që të ardhurat e siguruara nga biznesi i lojrave të fatit në emër të shtetit si lotaria kombëtare, që nuk sjell asnjë zhvillim ekonomik për vendin dhe nuk prodhon as të mira materiale dhe as shërbime të mirëfillta për qytetarët, por thjesht sigurojnë fitime në thelb spekulative, të lejohen të dalin jashtë arkës publike qoftë edhe pjesërisht. Aq më shumë është e papranueshme nëse këto të ardhura do të dalin jashtë vendit sikurse do të ndodhë nëse operatori, që do ta menaxhojë atë do të jetë i huaj. Mendimi i biznesmenëve ishte që ky monopol duhet të administrohet vetëm nga shteti dhe jo nga privati.
Kjo lidhet edhe me faktin që barra fiskale që do t'i njihet fituesit do të jetë shumë më e ulët se në vende të tjera. Gjithnjë sipas statistikave zyrtare, në Austri, nga ku vjen edhe pretedentja kryesore për licensën, qytetarët marrin mbrapsht me taksa dhe çmime 98-99 për qind të xhiros. Ndërkohë, në Itali, Lottomatica vitin e kaluar deklaroi afro 3 miliardë euro xhiro, por vetëm 173 milionë euro ishin fitim i ndërmarrjes, pra më pak se 6 për qind.
(gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67.1%
-
PD
13.4%
-
Partitë e vogla
19.6%
Vota total: 859
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47