Lotaria amerikane, ambasada:
Ja gabimet që s'duhet të bëni

Lotaria amerikane, ambasada:<br />Ja gabimet që s'duhet të bëni
TIRANË – Ambasada amerikane në Tiranë vazhdon informimin e qytetarëve shqiptarë lidhur me aplikimin për Lotarinë Amerikane, që nis në datën 1 tetor 2013.

Kësaj radhe, Ambasada ka publikuar nëj video informuese të titulluar “Aplikanti i pakënaqur, kur bën gjithçka gabim”.
Sipas saj, “kjo video është krijuar për t'ju mësuar atë që ju nuk duhet të bëni kur të aplikoni për një vizë të Programit të Lotarisë Amerikane.

Edhe pse video është pak e ekzagjeruar, aplikantët e mëparshëm i kanë bërë shumë prej këtyre gabimeve.

Ambasada e SHBA-së  inkurajon aplikuesit të drejtohen vetëm tek burimet zyrtare të Qeverisë Amerikane kur të aplikojnë për Viza të Programit të Shumëllojshmërisë (Lotaria amerikane) këtë vit.”

Për informacion të plotë rreth këtij programi, Ambasada amerikaneiu kërkon qytetarëve shqiptarë që të vizitojnë herë pas here faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në internet si dhe në Facebook e INstagram, ku, sipas saj, do të publikohen informacione të dobishme në lidhje me Programin e Lotarisë Amerikane gjatë gjithë muajit tetor.
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp