Lotaria Amerikane, Ambasada njofton
si të mos bini pre e mashtrimeve

Lotaria Amerikane, Ambasada njofton<br />si të mos bini pre e mashtrimeve
Ambasada Amerikane njofton të gjithë aplikuesit shqiptarë për Lotarinë Amerikane se si të mos bien pre e emailve mashtruese.
 
“Mesazhe Mashtrimi: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e­mail) që ju njofton se duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, apo nëse ju kërkojnë të blini një certifikatë antiterrorizmi si në figurë, atëherë jeni viktimë e një mashtrimi.

Një nga ato mesazhe mashtruese tregohet në figurën mëposhtë. Disa emaile të tjera mashtruese citojnë që ju jeni përzgjedhur për lotarinë dhe ju duhet të paguani një shumë të konsiderueshme parash nëpërmjet shërbimeve të ndryshme si p.sh.: Western Union, etj. Këto janë emaile mashtruese! Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK), dhe/apo Seksioni Konsullor i Shteteve të Bashkuara nuk do ju kërkojë të dërgoni para me anë të një shërbimi si Western Union. Mos bini pre e mashtrimeve”
, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës në facebook.

ambasada amerikane

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit

'Pakot me kokainë ishin fshehur në kroskot! Shkatërrohet grupi shqiptar në Itali që trafikoi drogë me vlerë 5 milionë euro! Video e operacionit