PS ka kundërshtuar fuqishëm në Kuvend procesin e tenderit për lotarinë kombëtare duke e cilësuar në kundërshtim flagrant më interesat publike. Deputeti socialist Erjon Braçe u shpreh se ky proces ka vetëm një synim, të plotësoje interesat e ngushta të kryeministrit. “Berisha mendon vetëm për përfitimet e tij dhe pasurimin e tij” është shprehur deputeti Brace.
PS kërkon që lotaria kombëtare të mbetet pronë shtetërore dhe mos ketë fatin e procesit të privatizimeve të sektorëve jetike duke përmendur këtu Albetelekomin.
"Interesi i tij është ti dërgojë një prej klientëve të tyre. Lotaria të mbetet shtetërore të mbetet monopol i shtetit"- tha Braçe.
Në seancë është parashikuar diskutimi dhe miratimi i Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë kundrejt Republikës së Kroacisë”. Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2011” dhe Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2011”.
(sg/ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Austriakët: Jemi kompani serioze