Lotaria Kombëtare: Më 28 Dhjetor
shpërndahen 18 milionë Lekë në Loto

Lotaria Kombëtare: Më 28 Dhjetor<br />shpërndahen 18 milionë Lekë në Loto
Lotaria Kombëtare, kompania më e dashur e lojërave të fatit në Shqipëri, sjell më datë 28 Dhjetor, surprizën më të madhe të festave të fundvitit: Një Super Short në Loto “6 nga 39”. Në këtë short do të shpërndahen tek lojtarët plot 18 milionë Lekë (të reja), shumë kjo e cila do të shpërndahet patjetër, e garantuar.

Pra edhe në rast se nuk do të ketë fitues të kategorisë së parë (me 6 numra të saktë), e gjithë kjo shumë do të shpërndahet tek fituesit e kategorisë pasardhëse.

Festat e fundvitit janë një periudhë shumë e veçantë, e mbushur me dhurata dhe surpriza pa fund dhe me sa duket Lotaria Kombëtare ka vendosur të shtojë emocionet dhe të shpërblejë lojtarët e saj me këtë mundësi të mrekullueshme, plot 18 milion Lekë (të reja). Kështu në mbrëmjen e 28 Dhjetorit do të ketë edhe një ose disa shqiptarë milionerë nga ky Super Short në Loto.

 Shpërndarja e Çmimeve

Shpërndarja e Çmimeve është një procedurë që është kryer edhe më parë nga Lotaria Kombëtare. Kështu, sipas rregullave të lojës së Loto “6 nga 39”, nëse në shortin e kësaj jave (datë 28 Dhjetor),  nuk do të ketë fitues me 6 numra të saktë, vlera prej 18 milion Lekë do të shpërndahet tek fituesit me 5 numra. Në rast se do të ketë më shumë se një fitues me 5 numra, atëherë shuma do të ndahet në mënyrë të barabartë mes tyre.

 
Super Shorti

Të gjithë kanë mundësi të larta për fituar. Super Shorti i datës 28 Dhjetor 2014 do të jetë tepër i veçantë. Për të rritur edhe më shumë mundësitë e lojtarëve për të fituar, Lotaria Kombëtare ka vendosur që gjatë kësaj jave të zhvillohet vetëm një short. Pra në Super Shortin e 28 Dhjetor-it do të marrin pjesë të gjitha biletat e Loto të vlefshme gjatë kësaj jave (pra nga data 22 deri më datë 28 Dhjetor 2014).

 
Shorti Loto në 2015

Shorti i parë në Loto për vitin 2015 do të zhvillohet ditën e Diel, më datë 4 Janar, me një vendtakim të ri dhe me çmimin e parë që vazhdon të jetë shumë i lartë, më shumë se 10 milion Lekë (të reja). Lotaria Kombëtare do të informojë në vazhdimësi publikun dhe lojtarët e saj për të gjitha të rejat që ajo pritet të sjellë gjatë 2015, jo vetëm në Loto, por në të gjithë produktet e ndryshme të saj. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim