Lotaria kombëtare, kompania turke:
S'ka kushte për garë të ndershme
Ministria vihet në shënjestër lidhur me parregullsi, të lejuara për tenderimin e monopolit të lotarisë kombëtare, që, me sa duket, është hartuar me rregulla të tilla, që bëjnë të mundur që ky tender të fitohet nga një kompani e paracaktuar.
Ministria shqiptare e Financave vihet në “shënjestër” nga një tjetër operator i dëgjuar ndërkombëtar i lojrave të fatit, Kësaj rradhe nga Turqia. Ministria vihet në shënjestër lidhur me parregullsi, të lejuara për tenderimin e monopolit të lotarisë kombëtare, që, me sa duket, është hartuar me rregulla të tilla, që bëjnë të mundur që ky tender të fitohet nga një kompani e paracaktuar.
Ditën e djeshme, operatori turk Inteltek, me qendër në Stamboll, ka dërguar një letër për ministrin e Financave Ridvan Bode, nënshkruar nga drejtori i saj i përgjithshëm Ahmet Sezer. Sipas kësaj letre, kompania turke shpreh “shqetësime serioze” për mënyrën se si janë përcaktuar modalitetet e garës lidhur me këtë llotari, nga ana e dikasterit të Financave shqiptare. Kompania ka fituar në Turqi dy herë të drejta ekskluzive për baste sportive dhe është krijuar që nga viti 2001, thuhet në letrën e drejtorit Sezer. Aktualisht, sipas tij, ajo është kthyer në një ndër operatorët më të fuqishëm në botë sa u përket sektorëve të llotarive e basteve të kontrolluara nga shtetet. Xhiroja e saj vjetore llogaritet në rreth 3 miliardë dollarë dhe ka dhënë një kontribut të fuqishëm për zhvillimin e sporteve në Turqi.
Pasi morëm njoftim për organizimin e garës për dhënien e monopolit të llotarisë kombëtare në Shqipëri, ne u njohëm me kushtet e shpallura nga qeveria shqiptare, thuhet më tej në letër, ku shtohet se kuptuam se rregullat e garës nuk lejojnë një kompeticion të vërtetë dhe të hapur. Kushtet e vendosura janë jashtëzakonisht kufizuese, në mënyrë të pazakontë, duke qenë se ndalojnë pjesëmarrjen e operatorëve të tillë të kualifikuar, si Inteltek. Në botë merret për bazë çmimi i ofertës, ndërsa qeveria shqiptare ka vendosur kritere të dorës së dytë si kritere bazë për përzgjedhjen e fituesve, shkruan kreu i kompanisë turke.
Letra drejtuar ministrit Bode përfundon me mesazhin se kompania mban marrëdhënie të mira me qeveritë e Turqisë dhe Azerbajxhanit e kërkon të vendosë lidhje të tilla edhe me institucionet shqiptare. Por, kjo nuk mund të realizohet në rast se nuk ndryshohen kriteret e përcaktuar tashmë nga ana e ministrisë shqiptare të Financave.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.5%
-
Jo
55.8%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 231
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant
25 Nëntor, 10:14
-
Lufta/ Sulm me raketë ruse në rajonin Kharkiv, 13 të plagosur
25 Nëntor, 10:01
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
25 Nëntor, 09:41
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor, 09:39
-
Pesë net ‘roje’ për të vrarë ndërtuesin! Polici u fsheh në shkallët e një hoteli, refuzon të japë deklarime! I vëllai mohon të ketë lidhje me ekzekutimin e Eduart Reçit, pamjet zbuluan vrasësit
25 Nëntor, 09:17
-
Mosha e mesme në Shqipëri, më e palumtur se në vitet 2006-2010
25 Nëntor, 09:11
-
Media izraelite: Netanyahu gati të pranojë armëpushimin në Liban
25 Nëntor, 09:08
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes
25 Nëntor, 09:06
-
Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën
25 Nëntor, 08:21
-
Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët refuzojnë ftesën
25 Nëntor, 08:20