Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit Austrian Lotteries, nga data 15 Shtator, ka vënë në dispozicion të të gjithë shqiptarëve produktin e saj të tretë: “Fito Fito”. Kjo është një lojë e re, tërheqëse, tepër argëtuese dhe mbi të gjitha me mundësi të mëdha fitimi. Çmimi i një parashikimi në lojën e re është vetëm 50 lekë. Të gjithë personat e interesuar mund të luajnë çdo ditë të javës me “Fito Fito” dhe në fund të ditës, pas orës 19:45, mund të mësojnë rezultatet e lojës. Çmimet e lojës “Fito Fito” janë të përcaktuara dhe nuk ndikohen nga numri i biletave të shitura. Lojtarët mund të fitojnë çdo ditë deri në 7 milionë lekë të vjetra, si dhe shumë çmime të tjera interesante.
 
Si luhet
Pjesëmarrja në “Fito Fito” është shumë e thjeshtë. Skedat e lojës së re nga Lotaria Kombëtare. “Fito Fito” gjenden në pikat e shitjes në të gjithë Shqipërinë, kudo ku shihni logon e kompanisë Lotaria Kombëtare. Për të bërë një parashikim, lojtarët duhet të zgjedhin nga një numër në secilën prej kolonave të të njëjtës fushë. Pra në total lojtarët do të zgjedhin katër numra, nga një për secilën kolonë. Më pas, vetë sistemi kompjuterik i lojës, do t’i shtojë parashikimit një simbol: Breshkë; Patkua; Monedhë ose Tërfil.

Me një skedë të “Fito Fito” mund të luani deri në 4 parashikime, sipas dëshirës tuaj. Por me “Fito Fito” ju keni mundësinë që të zgjidhni vetë kohëzgjatjen e dëshiruar të lojës. Me një skedë të vetme ju mund të merrni pjesë deri në 14 shorte resht, duke i kursyer kështu mundimin vetes për të shkuar çdo ditë në pikat e shitjes dhe për të bërë parashikimet përkatëse. Me këtë mënyrë ju shkoni në pikat e shitjes vetëm për të tërhequr çmimet që keni fituar.
 
Çmimet
Çmimi i kategorisë së parë është i garantuar prej 7 milionë lekësh të vjetra çdo ditë. Për të fituar këtë çmim lojtarët duhet të parashikojnë saktë katër numrat e përzgjedhur nga fati si dhe simbolin, i cili vendoset automatikisht nga sistemi i lojës. Në rast se lojtarët do të parashikojnë saktë vetëm katër numrat e përzgjedhur nga fati, por jo simbolin, atëherë ata do të jenë fitues të çmimit të kategorisë së dytë, i cili është 200 mijë lekë (të vjetra).
 
Shorti
Shortet e produktit “Fito Fito” do të zhvillohen çdo ditë. Rezultatet e shorteve do të publikohen brenda të njëjtës ditë në faqen zyrtare të kompanisë www.lotaria.al  në pikat e shitjes në të gjithë Shqipërinë; Facebook si dhe në mjete të tjera komunikimit masiv.
 
Bileta
Sapo të dorëzoni skedën e plotësuar, në pikën e shitjes, ju do të pajiseni me biletën e “Fito Fito”. Ruajeni mirë biletën dhe përdoreni me kujdes sepse vetëm bileta njihet si vërtetim për çmimin që mund të keni fituar. Pa biletën lojtarët nuk do të mund të paguheni për asnjë çmim.
 
 Tabela e çmimeve
 
 
Kategoria Çmimi fitues në Lekë
Kategoria e 1-rë: katër shifrat numerike + simboli 700,000
Kategoria e 2-të:katër shifrat numerike 20,000
Kategoria e 3-të: tre shifrat e fundit numerike 1,661
Kategoria e 4-rt: dy shifrat e fundit numerike 161
Kategoria e 5-të:vetëm shifra e fundit numerike 50
 
 
Si të kërkoni çmimin tuaj?
Numrat fitues, vlerat dhe sasitë e çmimeve fituese mund të gjenden të publikuara në adresën zyrtare në internet www.lotaria.al;në faqen zyrtare në Facebook; në pikat e shitjes ose dhe në mënyra të tjera.
Çmimet deri në 15,000 Lekë mund të tërhiqen në pikat e shitjes në ditën pasardhëse të punës, pasi të ketë përfunduar përcaktimi i fituesve.
Çmimet e mëdha, nga 15,001 Lekë deri në 100,000 Lekë mund të kërkohen në pikat ku paguhen çmimet e mëdha (Qendrat e pagesës së çmimeve të mëdha). Lista të këtyre pikave gjenden në pikat e shitjes si dhe në www.lotaria.al.

Ju gjithashtu mund të bëni kërkesë për tërheqjen e çmimeve tuaja me anë të një formulari (me biletën fituese bashkëngjitur) pranë kompanisë Lotaria Kombëtare.

Çmimet më të mëdha se 100,000 Lekë mund të kërkohen pranë Zyrave Qendrore të “Lotaria Kombëtare”. Në këtë rast, ju lutem kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit, nënumrin e telefonit: 04 451 1000.  
Mbajtësit e biletave të “Fito Fito” mund ta pretendojnë çmimin e tyre fitues, brenda 90 ditëve nga dita pas datës së hedhjes së shortit përkatës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)