Në njoftimin për shtyp të ministrisë së Financave theksohet se “nuk kemi asnjë dyshim që opozita di ta lexojë ligjin, por dyshonim që do të arrinte deri aty sa për interesat e saj tërësisht klienteliste të dilte publikisht të mashtronte shëiptarët edhe pse ligji thotë krejt të kundërtën”.
Sipas kësaj ministrie procesi i tenderimit për lotarinë Kombëtare është zhvilluar dhe do të përfundojë në mënyrë krejtësisht transparente; me asistencën e ekspertëve të rekomanduar nga Organizata e Lotarive Shtetërore Europiane dhe konsulencën e një prej kompanive më të mirënjohura dhe me eksperiencë në këtë fushë.
Ministria e Financave mbyll deklaratën e saj duke garantuar se interesi publik, si ai për lojë të përgjegjshme dhe ai financiar, do të jenë baza e këtij aktiviteti.
(sg/jd/shqiptarja.com)