Lotaria, PS: Hetim parlamentar
Rama: S'e njohim licensën

Lotaria, PS: Hetim parlamentar<br />Rama: S'e njohim licensën
TIRANE- Partia Socialiste se do të kërkojë nisjen e një hetimi parlamentar mbi licensën e lotarisë kombëtare, për të cilën kryesocialisti, Edi Rama akuzon Qeverinë se po grabit të drejtën publike për llogari të klientelës së vet.

“Dhjetra miliona euro ne vit nga shteti tek klientet”- shkruan Rama në profilin e tij në Twitter. Rama e cilëson tenderin për licensën e lotarisë “Një shembull kriminalizimi të pacak të vendimmarrjes qeveritare!” dhe shton se opozita nuk do ta njohë licencën

“Z.Bode krenohet se shteti do marrë 10%,kudo tjetër shteti merr mbi 80% për financimin e artit,sportit,kultures apo politikave sociale! Lotaria Kombëtare do t'i kthehet shtetit dhe me përfitimet prej saj do financojmë sportin dhe politikat rinore për Rilindjen Shqiptare. Ne do ta zhbëjmë këtë pushtet gangrene dhe do çkriminalizojmë ekonominë.”- shkruan më tej Rama në Twitter.

Edhe nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Saimir Tahiri në një prononcim të sotëm nga selia rozë mbajti të njëjtin qëndrim me kreun socialist.Tahiri paralajmëroi se PS do të kërkojë hapjen e një hetimi të gjithanshëm lidhur me zbatueshmërinë e ligjit.

“Jemi të angazhuar të ndryshojmë ligjin për tja rikthyer, e përsërisë, lotarinë kombëtare qytetarëve siç ndodh në çdo vend evropian, ku operatori merr pjesën minimale të fitimit dhe publiku rimerr mbrapsht në disa vende 90%, në disa 80% të fitimit për tu përdorur për politikat sociale, për politikat e rinisë dhe politikat e sportit. “
lotaria

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia